Ministrat e Jashtëm të NATO-s mblidhen në Pragë, diskutohet për ndihmat ndaj Ukrainës

Ministrat e 32 vendeve anëtare të NAtos janë mbledhur në Pragë për një takim informal i cili i paraprin samitit që do të mbahet në Ëashington në 75 vjetorin e krijimit të aleancës.

Koordinimi i ndihmave ndaj Ukrainës, plotësimi i 2% të shpenzimeve për mbrojtjen e secilit vend anëtar dhe forcimi i partneritetit do të jenë temat kryesore të diskutimeve.

Në një deklalratë për media, sekretari i përgjithshëm Jens Stolteberg tha se do të konsiderohet heqja e kufizimeve për përdorimin e amrëve që aleatët i japin ukrainës.

“Aleatët po ofrojnë shumë lloje të ndryshme të mbështetjes ushtarake për Ukrainën dhe disa prej tyre kanë vendosur kufizime në përdorimin e tyre. Por unë mendoj se ka ardhur koha të shqyrtojmë disa nga këto kufizime, për t’u mundësuar ukrainasve që me të vërtetë të mbrohen“, tha Stolteberg

Deri më tani SHBA është shprehur kundër përdorimit të armëve amerikane nga ukraina brenda territorit rus, megjithatë gjatë kohëve të fundit, sekretari Blinken ka lënë të kuptohet se kjo strategji mund të ndryshojë. Blinken foli edhe për propozimin e tij për ndihmë ushtarake ndaj ukrainës një një afat të më të gjatë për shkak të paqartësisë rreth përkrahsjes amerikane ndaj Kievit pas zgjedhjeve.

“Një angazhim i tillë shumëvjeçar do t’i ndihmojë ukrainasit të mbrojnë vendin e tyre, por gjithashtu i dërgon një mesazh shumë të rëndësishëm Moskës se ne jemi atje për një kohë të gjatë”, shtoi ai.

Moska ka paralajmëruar herë pas here se përdorimi i armatimeve të huaja nga ukraina brenda territorit të saj do të kishte pasoja shumë të rënda. Deri më tani qëndrimet e shteteve antare të NATOs kanë qenë të ndara megjithatë vendimi final do të merret në samitin e Ëashingtonit në korrik të këtij viti.


Shtuar 30.05.2024 21:33

Tags: ,