Mickey Rourke trondit fansat, del në Los Angeles pa dhëmbë

Mickey Rourke, aktori i njohur i Hollywood-it, është fotografuar në rrugët e Los Angeles në një gjendje që ka ngjallur menjëherë reagime në media dhe mes fansave.

73-vjeçari u shfaq pa dhëmbë ndërsa ecte i vetëm, i veshur me një bluzë gri me zinxhir dhe me kapuç në kokë, ndërsa përpiqej të mbulonte fytyrën pas syzeve të diellit.

Të lidhura

None found

Kjo paraqitje vjen vetëm disa muaj pasi ai u përfshi në një përplasje ligjore për banesën ku jetonte në Los Angeles. Në fund të vitit 2025, Rourke u dëbua nga apartamenti i tij për shkak të mospagimit të rreth 60 mijë dollarëve qira.

Përfaqësuesit e aktorit thanë në atë kohë se ai kishte ndalur pagesat, pasi sipas tyre kushtet e banesës ishin bërë të papranueshme. Ata pohuan se në pronë kishte probleme të përsëritura me brejtësit, defekte në hidraulikë dhe mungesë mirëmbajtjeje, pavarësisht kërkesave të shumta për riparime.

Ndërkohë, një fushatë GoFundMe e organizuar nga bashkëpunëtorë të afërt të ekipit të tij arriti të mbledhë rreth 100 mijë dollarë për ta ndihmuar financiarisht, por Rourke refuzoi t’i pranonte fondet dhe e quajti nismën “poshtëruese”.

Në mars të këtij viti, një gjykatë në Los Angeles vendosi në favor të pronarit të banesës, Eric T. Goldie. Sipas dokumenteve gjyqësore, aktori kishte 59,100 dollarë qira të papaguar. Meqë nuk iu përgjigj njoftimit për dëbim brenda afatit ligjor, gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm të pronës dhe përfundimin e kontratës së qirasë.

Ky vendim lidhej vetëm me posedimin e banesës, ndërsa çështjet financiare që kanë të bëjnë me detyrimet e qirasë mbeten të ndara nga procesi i dëbimit.


Shtuar 25.06.2026 17:35

matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingcasibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetholiganbetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetjojobetjojobet girişUltrabetmatbetbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet