Mes dyndjes së refugjatëve në kryeqytetin e Irlandës, banorët në Dublin dëbojnë emigrantët që tentonin të ngrinin tenda,

Disa refugjatë që kishin tentuar të ngrinin tenda të reja dje në zonat lindore të Dublinit u dëbuan nga vendasit, pas një operacioni të gjerë spastrimi në brigjet e kanalit kryesor të kryeqytetit.

Zhvillimi vjen pas një operacioni të agjencive qeveritare për spastrimin e qytetit nga tendat e refugjatëve, duke i dërguar ata në akomodime alternative.

Kryeministri Simon Harris tha se kampi i tendave në lumin Grand Canal, që ishte shfaqur pas zbrazjes së kampit para selisë së emigracionit vetëm 400 metra larg, ishin kthyer në rrezik të shëndetit publik, prandaj duhej të çmontoheshin.

Por vetëm disa orë pas operacionit të mëngjesit grupet e refugjatëve ishin parë të drejtoheshin në zonat lindore të Dublin.

Disa tenda ishin vendosur në urën East Link por grupe vendasish i dëbuan shpejt refugjatët që donin të vendoseshin aty, shkruan rrjeti vendas Irish Daily Mail.

Po ashtu disa refugjatë ishin vendosur në parkun Ringsend Park, por rreth orës 9.30 një grup vendasish u kishin thënë të largoheshin ose ‘gjërat do të përkeqësohen’, thanë për mediat vendasit dhe zyrtarë të sigurisë.

Më pas një tabelë kundër hyrjes ishte vendosur në portat e parkut Ringsend Park, për të dekurajuar të tjerë refugjatë që vendoseshin aty.

Megjithse nuk u raportua për incidente kriminale, por policia tha se ishte njoftuar për disa përplasje mes burrave dhe refugjatëve që ishin detyruar të largohen.

Zonat East Wall e Ringsend të kryeqytetit irlandez kanë qenë pika të nxehta të retorikës anti-emigrante deh disa protesta janë zhvilluar aty.

Në Ringsend një sulm zjarrvëniejeje u krye ndaj një ndërtese tre-katëshe që ishte përcaktuar nga autoritetet lokale për të strehuar refugjatë. /Daily Mail/


Shtuar 10.05.2024 16:43