Melinda Gates bëri daljen e saj të parë publike që kur njoftoi divorcin me bashkëthemeluesin e Microsoft, Bill. Ajo kishte të veshur një kostum të bardhë në forumin ‘Generation Equality’ të mbajtur në Paris, por vëmendjen më të madhe e ka marrë unaza e saj të martesës, të cilën e kishte hequr.
Teksa po fliste për fuqizimin e grave, ajo mbajti dorën e majtë pranë fytyrës së saj për të paktën katër sekonda, duke vënë në fokus se nuk e mban më unazën e martesës.
Melinda u prit me duartrokitje kur njoftoi se fondacioni që ajo drejton ende me ish-bashkëshortin, The Bill & Melinda Gates Foundation, ishte duke premtuar më shumë se dy miliardë dollarë për projekte që luftojnë barazinë gjinore. Ajo u zotua se do të luftojë për të ndihmuar të gjitha gratë që të marrin fuqinë dhe ndikimin e tyre dhe ta përdorin atë në çdo mënyrë të mundshme.
Kujtojmë që dyshja, të cilët kanë tre fëmijë së bashku, u ndanë në mars pas 27 vitesh martesë bashkë.