Ish-presidenti dhe kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, diskutoi të hënën në kanalin e tij Telegram mbi të dyshuarit e akuzuar për sulmin terrorist në sallën e koncerteve Crocus City.
“A duhet të vriten?”, u pyet ai. “Po duhet. Dhe do të vriten.”
Kremlini tha se nuk do të marrë pjesë në bisedat për heqjen e moratoriumit të dënimit me vdekje, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.
Dënimi me vdekje është i ligjshëm në Rusi, por asnjë ekzekutim nuk është kryer që nga viti 1996, kur ish-presidenti, Boris Yeltsin, nxori një dekret për vendosjen e një moratoriumi de-facto, i cili u konfirmua në mënyrë eksplicite nga Gjykata Kushtetuese në 1999.