Gjendja shëndetësore e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, raportohet të jetë tepër e rëndë, ndërsa mediat opozitare iraniane pretendojnë se ai mund të jetë pranë vdekjes.
Të lidhura
None found
“IranWire”, duke iu referuar burimeve pranë administratës së presidentit Masoud Pezeshkian, shkruan se në qarqet më të larta të pushtetit po përhapen zëra se Khamenei mund të vdesë në çdo moment.
Në një tjetër zhvillim, situata e tensionuar në Lindjen e Mesme ishte në qendër të një bisede telefonike mes Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, dhe presidentit francez Emmanuel Macron.
Ndërkohë, Arabia Saudite pritet të organizojë në Xheda një samit ku do të marrin pjesë Turqia dhe Pakistani. Gjatë takimit, tre shtetet synojnë të firmosin një marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë.
