Më në fund, WhatsApp vjen me risinë që e prisnin të gjithë (FOTO)

WhatsApp ka bërë një ndryshim të madh duke prezantuar një opsion të ri që pritet të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si e përdorim aplikacionin e komunikimit.

Sipas njoftimit nga kompania “Meta”, tashmë përdoruesit do të kenë mundësi të “logohen” në dy llogari në të njëjtën kohë, dhe te i njëjti telefon.

Kjo do t’i lejojë përdoruesve të flasin përmes dy llogarive të ndryshme, apo ta përdorin për të veçuar kontaktet e punës, nga ato të jetës reale.

“Kalimi përmes dy llogarive në WhatsApp, së shpejti do të mund të keni dy llogari WhatsApp në një telefon brenda aplikacionit”, njoftoi Mark Zuckerberg.

Funksioni do të shpërndahet për përdoruesit e Android në javët e ardhshme, ndërsa përdoruesve të iPhone do të duhet të presin dhe u është thënë të “qëndrojnë të sintonizuar”.

Për të konfiguruar një llogari të dytë pasi funksioni të bëhet i aksesueshëm për të gjithë, përdoruesit do të kenë nevojë për një numër të dytë telefoni dhe një kartë SIM, ose një telefon që pranon shumë SIM ose eSIM.

Pasi të pajiseni me këtë, atëherë duhet të hapni “settings” në WhatsApp, klikoni në shigjetën pranë emrit tuaj dhe zgjidhni “Shto llogari”.

Do t’ju duhet telefoni i dytë ose karta SIM e tij për të marrë kodkalimin një herë që WhatsApp do të dërgojë me SMS për të pasur akses në llogarinë tuaj të dytë në një pajisje tjetër.

Megjithatë, pas këtij verifikimi fillestar, aplikacioni do të vazhdojë të funksionojë për të dyja llogaritë pa pajisjen e dytë ose SIM.

E thënë me fjalë të thjeshta, mund të përdorni një telefon të dytë për ta aktivizuar llogarinë tuaj të dytë në WhasApp, dhe pas kësaj mund të vazhdoni ta keni tek një telefon i vetëm.

 


Shtuar 19.10.2023 17:18