Pasi kaloi Covid 19 me vështirësi duket se Mbretëresha Elizabeth e ka marrë veten.
Monarkja 96 vjeçare ka marrë së fundmi pjesë në shfaqjen e luleve të Chelsea, një nga ngjarjet e saj të preferuara. Ajo kishte zgjedhur të lëvizte me një makinë me karroca për shkak të problemeve të saj në lëvizje, por kjo nuk e pengoi atë të shijonte shfaqjen e luleve.
Mbretëresha Elizabeth zgjodhi një kombinim rozë, doreza të bardha dhe një gjerdan me perla që i dhanë pamje verore pamjes së saj. Por ajo që vunë re fansat e saj ishte karfica e mrekullueshme Cartier, e cila ka një vlerë të veçantë emocionale për të.
Kjo karficë e veçantë është trashëguar nga prindërit e saj, Mbreti George dhe Mbretëresha Elizabeth për ditëlindjen e saj të 19-të, në vitin 1945 dhe ka dy lule mbi të. Një nga safirët rozë me një rresht rubinësh dhe një nga safirët blu me një diamant në qendër.