Marrëveshja u arrit, Egjipti deklaron se rreth 1900 të burgosur palestinezë do të lirohen në fazën e parë

Teksa armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit u miratua, Ministria e jashtme e Egjiptit ka deklaruar se 1890 të burgosur palestinezë do të lirohen në fazën e parë. Në këmbim të lirimit të të burgosurëve duhet të kthehen 33 pengje izraelitë të kapur nga Hamasi.

Faza e parë e armëpushimit do të zgjasë gjashtë javë, ku Egjipti ka luajtur një rol të rëndësishëm për arritjen e marrëveshjes midis Izraelit dhe Hamasit.

Rikujtojmë se sipas marrëveshjes së kundërshtuar nga disa anëtarë të vijës së ashpër të kabinetit, një armëpushim gjashtë-javor hyn në fuqi të dielën kur do të realizohet i pari mes disa raundeve të shkëmbimeve mes pengjeve izraelitë dhe të burgosurve palestinezë. Marrëveshja mund të hapë rrugën për t’i dhënë fund luftës 15-mujore në Gaza.


Shtuar 18.01.2025 18:24