Njohja e një shteti palestinez nuk është më çështje tabu për Francën, tha presidenti Emmanuel Macron, duke sugjeruar se Parisi mund të marrë një vendim nëse përpjekjet për një zgjidhje me dy shtete ngecin shkaku i Izraelit.
“Partnerët tanë në rajon, veçanërisht Jordania, po punojnë për këtë, ne po punojmë me ta. Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë në të, në Evropë dhe në Këshillin e Sigurimit. Njohja e një shteti palestinez nuk është një çështje tabu për Francën”, tha Macron dhe shtoi se “ne ia kemi borxh palestinezëve, aspiratat e të cilëve janë shkelur për një kohë të gjatë”.
Njohja e njëanshme franceze nuk do të ndryshonte situatën në terren pa negociata të vërteta, por do të kishte peshë simbolike dhe diplomatike, raporton timesofisrael.