Lufta në Rripin e Gazës/ SHBA drejtuar Izraelit: Ne duam jo vetëm njoftime, por ekzekutim dhe zbatim të masave për të mbrojtur civilët dhe punëtorët humanitar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kanë kërkuar Izraelit ndryshime reale brenda disa orëve apo ditëve sa i takon lejimit të ndihmës humanitare tek civilët në Rripin e Gazës.

“Ne duam të shohim ndryshime reale brenda disa orëve, ditëve”, të tilla si “një rritje e madhe e ndihmës humanitare dhe një reduktim i dhunës kundër civilëve dhe punonjësve të ndihmës”, “ne duam jo vetëm njoftime, por ekzekutim dhe zbatim të masave për të mbrojtur civilët dhe punëtorët humanitar”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, duke iu përgjigjur disa pyetjeve në konferencën e tij.

Ndërkohë, sipas disa mediave izraelite, Izraeli po mbyll ambasadat e tij në mbarë botën pas kërcënimeve për hakmarrje nga Irani pas sulmit të konsullatës në Damask.

Por lajmi u mohua nga ministria e Jashtme izraelite, duke pretenduar se asnjë ambasadë nuk ishte evakuuar dhe se asgjë e tillë nuk është planifikuar të ndodhë.


Shtuar 4.04.2024 21:47

Tags: , ,