Lufta në Gaza/ Cameron: I shqetësuar për mundësinë e një sulmi izraelit në Rafah, zgjidhja optimale është armëpushimi

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, tha se ishte “thellësisht i shqetësuar” nga një sulm ei mundshëm ushtarak izraelite në Rafah, në jug të Rripit të Gazës, ku janë strehuar refugjatët palestinezë dhe bëri thirrje për një armëpushim në luftime.

“Thellësisht i shqetësuar për mundësinë e një ofensive ushtarake në Rafah. Më shumë se gjysma e popullsisë së Gazës është strehuar në zonë”,- shkruan ai në rrjetin social “X”.

“Prioritet duhet të jetë një pauzë e menjëhershme në luftime për të lejuar mbërritjen e ndihmës dhe largimin e pengjeve, dhe më pas të vazhdohet drejt një armëpushimi të qëndrueshëm dhe të përhershëm”.

Në Rafah, në kufirin me Egjiptin, vlerësohet se më shumë se gjysma e 2.3 milionë njerëzve që jetojnë në Gaza janë të strehuar si pasojë e luftës.

Izraeli këmbëngul në nevojën për të ndërhyrë në Rafah, të cilin e konsideron bastionin e fundit të Hamasit.