Largimi i Lukakut nga Interi, Marota: Nuk do e mbanim me zor, ja çfarë do të ndodhë

Para ndeshjes me Xhenoan, administratori i deleguar i Interit, Marota, ka folur për një sërë çështjesh në lidhje me ecurinë e ekipit.

Një ndër temat e nxehta që preku Marota ishte largimi i futbollistit belg, Lukakut, për të cilin u shpreh se nuk mund ta mbanin me zor.

Kjo ishte deklarata e parë e dhënë nga ana e tij për këtë fillim sezoni.

“Janë shtatë ekipe në lojë për Skudeton dhe duhet të jemi ambiciozë. Do ta bëjmë falë ekipit që kemi në dispozicion dhe trajnerit Inzagi, i cili ishte profili ideal për të marrë drejtimin e Interit dhe për të cilin jemi të lumtur që e kemi me ne”, tha Marota.

“Lukaku dëshironte të largohej dhe me shitjen e tij janë stabilizuar disi financat edhe pse shkaktoi krizë në strukturën e ekipit. Nga ana tjetër Lautaro donte të qëndronte, edhe pse kishte oferta dhe të konfirmonte kampionin që ka treguar deri tani se është. Do të afrojmë edhe dikë tjetër, do të jetë një sulmues që do t’i përshtatet karakteristikave që kërkojmë dhe buxhetit. Tifozët të rrinë të qetë. Do të bëjmë zgjedhjen më të mirë dhe do t’i kënaqim”, përfundoi Marota./ albeu.com

 


Shtuar 23.08.2021 13:02