Ky është ushqimi që Familja Mbretërore nuk duhet të porosisë kurrë në restorante

Mbretëresha feston dy ditëlindje, mund të ngasë makinën pa patent, mund të formojë e të shkarkojë të gjithë kabinetin e ministrave të Anglisë e Australisë, pjestarët e familjes mbretërore mund të martohen në Katedralen e Westminsterit e lista e privilegjeve duket se vazhdon në pafundësi. Si çdo medalje dhe kjo listë ka anën e errët ku veç avantazheve të qenurit një pjestar i familjes mbretërore , ka dhe disa veprime të ndaluara për gjakun blu.

Nëse më herët kemi shkruar rreth ushqimeve që mbretëresha nuk duhet të hajë, sot do të mësoni se cili është ushqimi i vetëm që asnjë prej pjestarëve të familjes mbretërore nuk duhet të porosisë kur darkon jashtë në restorant.

Sipas burimeve të ndryshme nga brenda e jashtë mureve të pallatit mbretërore, ushqimi i ndaluar është ai i detit e për të qenë më të saktë, të gjitha llojet e guackave (ostrike, midhje, vongole etj).

Këto janë produktet më të rrezikshme për shëndetin e njeriut nëse janë të kontaminuara, ndaj familja mbretërore nuk duhet të porosisë një pjatë të tillë. Veç tyre ata duhet të heqin dorë nga mishi i kuq gjysmë i gatuar dhe uji i hapur.

Burimi: MarieClaire


Shtuar 22.04.2022 14:26