Ambasadorja e Ukrainës në SHBA, Oksana Markarova i tha Dana Bash të CNN se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky “definitivisht nuk do të jetë” pjesë e delegacionit që merr pjesë në bisedimet me Rusinë, duke thënë se Zelensky është në Ukrainë për të mbrojtur vendin.
Markarova i bëri thirrje presidentit rus të ndalojë luftën dhe tha se Ukraina do të dërgojë njerëz në bisedime. Ajo shtoi se Ukraina është gjithmonë e gatshme për bisedime, “por ne nuk jemi gati të dorëzohemi. Dhe ne do të mbrojmë vendin tonë dhe do të fitojmë.”
Në lidhje me vendosjen e forcës parandaluese nga Putini, duke përfshirë armët bërthamore, në gatishmëri të lartë, Markarova tha: “Ky është edhe një shembull tjetër i sjelljes terroriste të Rusisë. Ata sulmuan vendin tonë. Ata po i trembin të gjithë.”