Kokainë, mijëra euro dhe armë, arrestohen shtatë shqiptarë në Belgjikë

Shtatë shqiptarë, të moshës 28 deri në 45 vjeç, janë arrestuar nga policia belge, pasi akuzohen si pjesë e një grupi të përfshirë në trafik kokaine.

Hetimi për grupin filloi në mesin e vitit 2023, pasi personat u identifikuan që dyshohet se shpërndanin kokainë në rrugët e Antwerpen.

Ata përdornin skutera për të shpërndarë drogën te klientët. Autoritetet pas një kohe të gjatë vëzhgimi dhe hetimi, urdhëroi një seri kontrollesh në Antwerp, Berchem, Borgerhout dhe Deurne dy ditë më parë.

Si rezultat u vunë në pranga shqiptarët, teksa në banesë janë gjetur edhe armë zjarri, pasaporta false, kokainë, pilula ekstazi dhe 38 100 euro cash


Shtuar 8.03.2024 13:57