Presidenti amerikan Donald Trump ka folur për luftën në Iran. Trump u shpreh se arritja e një marrëveshjeje me Iranin varet vetëm nga ai, ndërsa theksoi se nuk bën marrëveshje të këqija.
Mediat shkruajnë se presidenti Trump u tha diplomatëve të tij të mos nxitojnë për një marrëveshje, pasi koha është në anën e SHBA-së dhe bllokimi do të mbetet në fuqi.
Të lidhura
None found
Nga ana tjetër, presidenti iranian Massoud Pezeskian tha se vendi i tij ishte i gatshëm të siguronte botën se nuk po ndiqte armët bërthamore. Megjithatë, Pezeskian theksoi se ekipi negociator i Iranit nuk do të bëjë kompromis për nderin dhe dinjitetin e vendit.
“Para martirizimit të Ajatollah Khamenei. Ne kishim deklaruar, dhe e përsërisim tani, se jemi të gatshëm të sigurojmë botën se nuk kërkojmë armë bërthamore.” Por presidenti iranian theksoi se “ekipi ynë negociator nuk do të bëjë kompromis për nderin dhe dinjitetin e vendit tonë”, shkroi Pezeskian në rrjeteet sociale.
