Kinemaja botërore në zi, aktorja e njohur gjendet e vdekur në shtëpi (FOTO-EMRI)

Aktorja dhe këngëtarja britanike Jane Birkin u nda nga jeta të dielën në moshën 76-vjeçare. Sipas mediave franceze, Birkin, e cila së fundmi kishte anuluar koncertet për shkak të problemeve shëndetësore, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Paris.

“Kam qenë gjithmonë optimiste dhe e kuptoj se më duhet kohë që të mund të jem sërish në skenë me ju”, tha ajo në maj kur njoftoi anulimin e koncerteve të saj. E lindur në Londër në vitin 1946, ajo ishte zhvendosur në Francë në fund të viteve 1960.

Edhe pse ishte franceze e natyralizuar, ajo kishte ruajtur gjithmonë një theks britanik që dallohej nga toni i zërit të saj. Këngëtarja ishte e martuar me kompozitorin John Barry me të cilin kishte një vajzë Kate. Kjo u pasua nga lidhja e saj me Serge Gainsbourg, me të cilin, përveç një marrëdhënieje personale, ajo kishte një marrëdhënie profesionale që e solli në krye të top-listave në vitin 1969.

Gjatë lidhjes së tyre 10-vjeçare, ata patën një vajzë në vitin 1971, aktoren e njohur Charlotte Gainsbourg, ndërsa në vitin 1976, Birkin u shfaq edhe në filmin kontrovers “Je t’aime moi non plus” me regji të Gainsbourg.


Shtuar 16.07.2023 15:40