Kievi, qyteti ku jeta normale ka kaluar nëntokë

Zhurmat e luftës duket se po afrohen gjithnjë e më shumë në Kiev, me një seri shpërthimesh me një distancë prej rreth pesë minutash.

Forcat ruse janë ende në buzë të qytetit, duke u përpjekur të përparojnë kryesisht nga drejtimet veriore dhe lindore, por ato ende po përballen me rezistencën e forcave ukrainase.

Kievi tashmë është një qytet ku jeta normale ka kaluar nën tokë: njerëzit janë në strehimore për bomba, në bodrume dhe sistemi i metrosë është shndërruar në një strehë 24 orëshe.

Dikur, kryeqyteti ishte një metropol evropian i lulëzuar me kafene të gjalla dhe muzikë që tingëllonte fort.

Tani të vetmet tinguj që dëgjohen fort janë këto sulme nga forcat ruse dhe sirenat e sulmit ajror që bien në intervale të rregullta./albeu.com


Shtuar 26.02.2022 18:27

Tags: ,