Khamenei u bën thirrje shteteve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

Një mesazh me shkrim, që i atribuohet liderit suprem të Iranit, Mojtaba Khameneit, u publikua në kanalin e tij në Telegram më 30 gusht, ku u bëhet thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër atyre që ai i përshkroi si “armiqtë tanë të vërtetë”, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

Mesazhi u publikua në kuadër të Javës së Unitetit Islamik, e cila shënon ditëlindjen e Profetit Muhamed.

Të lidhura

None found

Në të, udhëheqësve të vendeve të Gjirit u bëhet thirrje të bashkohen kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

Khamenei nuk është parë në publik qëkurse, sipas raportimeve, u plagos në sulmet ajrore amerikano-izraelite rreth gjashtë muaj më parë, të cilat vranë babanë e tij dhe liderin e mëparshëm suprem, ajatollah Ali Khamenei.

Që nga fillimi i luftës në fund të shkurtit, nuk janë publikuar deklarata të tij në audio apo video, duke ngritur pikëpyetje mbi gjendjen e tij fizike.

Shumë raportime të pakonfirmuara pretendojnë se ai ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump tha më 27 gusht se besonte se Khamenei ishte ende gjallë, por “i plagosur shumë rëndë”.

Mesazhi i fundit vjen vetëm disa ditë pas një mesazhi tjetër që i atribuohet Khameneit, në të cilin ai bëri thirrje të ndalej “shfaqja e dobësive” që do ta “dëmtonin kohezionin shoqëror” në Iran dhe do të ishin “ndihmesë e madhe për armikun”, ndërsa sanksionet amerikane vazhdojnë të godasin vendin.

Khamenei u kërkoi në mënyrë të veçantë udhëheqësve arabë të Gjirit të mendonin nëse “banditët pa identitet” do të kishin guxim të lakmonin t’i merrnin tokat dhe pasuritë e tyre, nëse popujt dhe qeveritë e Gjirit do të ishin “të bashkuar nën flamurin e Islamit”.

Që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, monarkitë arabe të Gjirit e kanë parë ideologjinë revolucionare të Iranit, përfshirë retorikën e tij kundër monarkive dhe ndikimin rajonal, si kërcënim për sistemet e tyre politike.

Gjatë konfliktit të tanishëm, Teherani ka goditur shënjestra ushtarake amerikane dhe infrastruktura të tjera në shtetet e Gjirit, duke nxjerrë në pah tensionet mes Teheranit dhe fqinjëve të tij në Gjirin Persik./REL


Shtuar 30.08.2026 19:09

Tags: , ,
sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibommarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetpusulabetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetstarzbetjojobetdeneme bonusu veren yeni sitelerHoliganbetjojobet girişmarsbahis girişjojobet girişJojobetjojobet girişJojobetMarsbahisHoliganbetmarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişJojobet GirişJojobet GirişJojobet