Këngëtarja e “Spice Girls” i jep fund martesës abuzive, kthehet në shtëpinë e së ëmës

Melanie Brown, e njohur nga të gjithë si “Mel B”, i ka dhënë fund një martesë abuzive para disa vjetësh dhe pas saj, mbeti thuajse pa asgjë.

Ajo u largua nga Kalifornia për t’u kthyer në shtëpinë e nënës së saj në Leeds, në veri të Anglisë.

Të lidhura

None found

48-vjeçarja thotë se megjithëse grupi i dikurshëm ishte për “fuqizimin e vajzave”, ajo kishte mbetur “e pafuqishme” prej situatës që kaloi në jetën e saj private.

Brown tashmë ka arritur të blejë sërish një shtëpi të sajën, edhe pse nuk mendonte se do t’ia arrinte dot ndonjëherë. Vendimi për rikthimin në Britani erdhi bashkë me atë të ribashkimit të grupit “Spice Girls” për një turne në stadiume në vitin 2019.

Megjithëse koncertet kishin fitim, Brown thotë se fitimet e saj i shpenzonte në fatura ligjore dhe pagesa për ish-bashkëshortin Stephen Belafonte, i cili, sipas saj, ishte një njeri abuziv.

I dha fund martesës abuzive, këngëtarja e “Spice Girls”

Në një intervistë për BBC, Mel B tha: “Nuk ishte vetëm abuzimi emocional dhe fizik, por dhe ai financiar. Unë nuk e dija sa para kisha dhe u detyrova të kthehem për të jetuar me nënën. Ajo u gëzua që, më në fund, u ndava prej tij, por unë kisha humbur besimin te njerëzit dhe te vetja”.

Mel B dhe ish-bashkëshorti, Stephen Belafonte, arritën një marrëveshje private ndarjeje në vitin 2017, si edhe finalizuan divorcin një vit më vonë.

Si pjesë e marrëveshjes, Brown duhet të paguante Belafonte-n me shumën e plotë e 350 mijë dollarëve, plus 5 mijë dollarë në muaj për shpenzimet e vajzës së tyre, Madison.

Mel B, tanimë kërkon të sensibilizojë gra të tjera për atë që ka kaluar. Ajo është fejuar tashmë me të dashurin, Rory McPhee, prej vitit 2022, dhe kanë në plan të martohen në Londër.

Shtuar 13.03.2024 23:30

Ndërron jetë në moshën 86-vjeçare ish-kongresmeni amerikan Barney Frank

Bashkimi Europian po përballet me një debat të ri strategjik mbi mënyrën se si duhet të angazhohet me Rusinë, në një moment kur lufta në Ukrainë vazhdon dhe përpjekjet diplomatike nuk kanë sjellë ende rezultat.  Sipas raportimeve ndërkombëtare, në Bruksel dhe në disa kryeqytete europiane po diskutohet ideja e emërimit të një të dërguari të posaçëm për negociatat me presidentin rus Vladimir Putin.  Në mesin e emrave që po përmenden janë ish-kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ish-kryeministri italian, Mario Draghi.  Të dy shihen si figura me peshë politike dhe teknike, të afta për të përfaqësuar Bashkimin Europian në një proces të ndjeshëm diplomatik.  Diskutimet vijnë në një kohë kur Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina kanë sinjalizuar gatishmëri për përfshirjen e më shumë aktorëve ndërkombëtarë në negociata, ndërsa BE-ja ka frikë se mund të mbetet jashtë një procesi vendimtar për të ardhmen e luftës.    Pesë vende të BE-së propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor Që nga viti 2022, pas pushtimit rus të Ukrainës, Bashkimi Europian ka ndërprerë kanalet zyrtare të komunikimit me Moskën, me përjashtim të kontakteve sporadike diplomatike.  Megjithatë, mungesa e progresit në bisedimet ekzistuese ka nxitur shqetësime në Bruksel se Evropa rrezikon të mbetet në periferi të një marrëveshjeje të mundshme paqeje, e cila mund të mos reflektojë plotësisht interesat e saj strategjike.  Për këtë arsye, disa shtete anëtare po mbështesin idenë e një përfaqësimi të unifikuar europian në tryezën e negociatave, ndërsa të tjera mbeten më skeptike për realizueshmërinë e një nisme të tillë dhe reagimin e Rusisë.  Ndërkohë, vetë ideja e rikthimit të kanaleve të dialogut me Moskën po shihet si një hap i ndjeshëm politik, që mund të ndikojë jo vetëm në dinamikën e luftës në Ukrainë, por edhe në të ardhmen e marrëdhënieve BE–Rusi.

Trump pë Iranin: Do t’i jap një mundësi negociatave! Nuk jam me nxitim

S*LM N*ONAZIST NË XHAMI/ Autorët publikuan pamje dhe shkrime para s*lmit

Lufta me Iranin, Trump: Do ta përfundojmë punën së shpejti, nuk do të ketë armë bërthamore

JD Vance: Progres i madh në bisedimet me Iranin, nuk ka plan për transferim të uraniumit në Rusi

U nominua nga Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt raporton nesër në Komitetin e Jashtëm

Telefonatë mes Ursula von der Leyen dhe Erdoğan, në fokus marrëdhëniet BE–Turqi dhe tensionet rajonale

jojobetjojobetjojobetcasibommeritkingpokerklasPokerklasJojobet GirişjojobetHoliganbet GirişjojobetOnwin Girişdeneme bonusu veren siteler