“Kaos” pranë stadiumit Wembley, tifozët gjermanë sherr me anglezët pak para ndeshjes (VIDEO)

Mbrëmjen e sotme është duke u luajtur ndeshja Angli-Gjermani ku tifozët kanëmbushur stadiumin Wembley.

Por ditën e sotme këta tifozë janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Mediat angleze raportojnë se lokalet pranë stadiumit janë sulmuar nga grupimet huligane të tifozëve, duke u përplasur me ata Gjermani dhe duke shkaktuar panik. Në videot që qarkullojnë në internet shfaqen skena të dhunshme ndërsa tifozët “shfryjnë” inatin e rezultateve të dobëta të përfaqësueses së tyre.

Anglia ka bërë paraqitje të dobëta, teksa në grupin 3 të ligës A ndodhet në vend të fundit. Edhe Gjermania nuk ka bërë paraqitje të mira, teksa e fundit ishte humbja kundër Hungarisë.