Sheshi më i madh natyror në botë për patinazh në akull, Rideau Canal Skateway, u hap për patinazh të dielën në Kanada për herë të parë në dy vjet.
“Canal Skateway” i cili u hap për herë të parë mbi 50 vjet më parë, është pjesë e një siti të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në kryeqytetin e Kanadasë, Otava, dhe është gjithashtu një atraksion kryesor për adhuruesit e patinazhit që kërkojnë emocione në natyrë gjatë të ftohtit zakonisht të ashpër në Kanada.
Sheshi nuk u hap për patinazh sezonin e kaluar në fillim të vitit 2023 për herë të pare në 50 vjet, për shkak të mungesës së akullit dhe një dimri më të butë të shkaktuar nga ndryshimet klimatike.
Organizatorët janë shprehur se sheshi mund të hapet vetëm kur akulli është të paktën 30 cm i trashë, për të cilin duhet të ketë 10 deri në 14 ditë të njëpasnjëshme temperatura minus 10-20 gradë celcius.