Juventusi lë pas Interin, çfarë thonë koefiçientët e bastoreve në Itali

Juventusi është favoriti i këtij sezoni për titullin kampion në Seria A.

Koeficentët e basteve për vitin e ri futbollistik i japin përparësi Juventusit si ekipi i cili mund të jetë I pari në renditje.

Koeficentët u publikuan ditën e sotme, duke i nxjerrë bardhezinjtë mbi Interin.

Ata pasi rikthyen pas dy sezoneve trajnerin italian Maximilliano Allegri, janë favoritët mjaft qartë përt të fituar skudeton me 1.90. Në vendin e dytë ndodhet Interi, me koef 4.25, pavarësisht se janë kampionët aktualë.

Largimi i emrave kryesorë si Hakimi dhe Lukaku, si dhe largimi i Antonio Contes kanë bërë që kompanitë e basteve të mos kenë shumë besim tek kjo skuadër. Në vendin e tretë ndodhet Atalanta me koeficientin 6.5, ndërsa shumë larg ndodhet Milani me koeficientin 10, që sipas bastoreve e ka pothuanse të pamundur të fitojë kampionatin./albeu.com


Shtuar 21.08.2021 15:03