John Travolta kujton vallëzimin me princeshën Diana: Ishte si në ëndërr

John Travolta ka kujtuar momentin kur kërcyer me princeshë Dianën në Shtëpinë e Bardhë.

Dyshja kanë kërcyer në vitin 1985 në një darkë të organizuar na ish-presidenti Ronald Reagan dhe zonja e parë, Nancy Reagan.

Së fundmi, aktori ka rrëfyer për një intervistë se nuk do ta harrojë asnjëherë atë moment, edhe pse nuk ishte i përgatitur për të vallëzuar me princeshën.

“Unë nuk e dija që do të ma kërkonin të vallëzoja me të. E kisha privilegjin e madh dhe nderin ta bëja dhe e mendova ‘është një arsye pse po e bëj këtë dhe unë duhet ta jap më të mirën. Vallëzimi ishte shumë qejf. Ne ishim në Shtëpinë e Bardhë, ishte mesnatë. Skena ishte si në ëndërr, e mora dorën e saj dhe e ftova për vallëzim”, është shprehur aktori.

Duket se viti që lamë pas ishte më i trishti i jetës për aktorin John Travolta, i cili ka përjetuar humbje të njëpasnjëshme të personave të tij të afërt.

Pas ndarjes së bashkëshortes së tij nga jeta, sërish një tjetër person i afërt i aktorit ka ndërruar jetë.

Mediat e huaja, më herët kanë bërë të ditur se nipi i Travolta-s, me të cilin ishte tepër i lidhur, u nda nga jeta.

Sam Travolta, i cili ishte djali i vëllait të madh të John, ishte skenarist, ndërsa arsyeja e vdekjes së tij mbetet ende e panjohur.

John Travolta dhe Kelly Preston u martuan në vitin 1991 dhe kishin tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.

Fatkeqësisht, djali i tyre i madh u nda nga jeta në 2009.

Shtuar 22.04.2021 02:04