Hillary Clinton ka deklaruar së fundi se ajo nuk ka pasur asnjë informacion sa i përket aktivitetit kriminal të Jeffrey Epstein dhe bashkëpunëtores së tij, Ghislaine Maxwell.
Ish-zonja e parë u ka bërë ligjvënësve që të pyesin edhe presidentitn Donald Trump lidhur me çështjen në fjalë.
“Si çdo njeri i ndershëm, jam tmerruar nga ajo që kemi mësuar për krimet e tyre. Është e pakuptueshme që Epstein fillimisht mori një dënim kaq të lehtë në vitin 2008, gjë që i lejoi atij të vazhdonte praktikat e tij grabitqare edhe për një dekadë tjetër”, u shpreh Clinton.
Clinton thekson se nuk ka asnjë informacion që lidhet me hetimet për aktivitetet kriminale të Epstein dhe Maxëell, nuk ka njohuri për aktivitetet kriminale të tyre, nuk e ka takuar kurrë Epstein dhe se nuk ka fluturuar me avionin e tij, as vizituar ishullin, shtëpitë ose zyrat e tij.
Ndërkohë nga ana tjetër Trump i ka mohuar katogorikisht përfshirjet në aktivitetet kriminale të Epstein.
Dëshmia e Clinton po zhvillohet këtë të enjte, ndërsa bashkëshorti i saj, ish-presidenti Bill Clinton, pritet të dëshmojë të premten, si pjesë e hetimit të Kongresit.
