“Jam krenare me babain tim” Vajza e Alexei Navalny-t drejt hapave të tij

Udhëheqësi më i rëndësishëm i opozitës ruse për dekadën e fundit, Alexei Navalny u raportua i vdekur në një burg të Rrethit Arktik, sipas shërbimit të burgut. Navalny ka lënë pas vetes gruan dhe dy fëmijë, vajzën Dasha dhe djalin Zakhar.

Të dielën vajza e tij, Dasha, iu bëri thirrje autoriteteve ruse që të lejojnë hyrjen e një mjeku për të trajtuar babanë e saj në burg, një ditë pasi mjekët paralajmëruan se Navalny është në rrezik për jetën nga dëmtimi i veshkave.

Sipas medieve të huaja, Navalny, një kundërshtar i presidentit rus, njoftoi një grevë urie në fund të muajit mars, në shenjë proteste ndaj asaj që ai tha se iu ishte refuzuar trajtimi i duhur i dhimbjes akute të shpinës dhe këmbës nga autoritetet e burgut.

“Lejoni një mjek ta shoh babanë tim”, shkroi vajza e Navalnyt në Twitter, studente në Universitetin e Stanford.

Dasha studion për psikologji dhe është një aktiviste mjaft e njohur në rrjetur në rrjetet sociale që mendohet se do të ndjekë hapat e babait të saj. Ajo ka marrë pjesë në një sërë intervistash ku ka diskutuar për shpresat e saj për të ardhmen e Rusisë. Dasha ka folur disa herë për babain e saj dhe fushatat e tij kundër korrupsionit në Rusi.

“Fola me prindërit e mi dhe mësova se edhe nëse policia nuk na pëlqen, babi po bën gjënë e duhur…Unë kam qenë gjithmonë krenare për këtë”, deklaroi ajo disa kohë më parë.

Në një intervistë të vitit 2021 me Spiegel, Daria zbuloi se, deri në moshën 10 vjeçare, fëmijëria e saj kishte qenë në të vërtetë normale. Vetëm pasi babai i saj u mor në paraburgim në vitin 2011, gjërat filluan të ndryshojnë. Alexei u arrestua më 5 dhjetor 2011 dhe u dënua me 15 ditë burg “për sfidë ndaj një zyrtari qeveritar”.

“Unë kam qenë gjithmonë krenare për këtë, edhe me frikën për jetën e tij dhe tonën. Ai dëshiron më të mirën për vendin e tij. Ai dëshiron që vëllai im dhe unë të kemi një të ardhme të mirë në këtë vend”, tha Dasha.


Shtuar 19.02.2024 13:16