Safaa Ahmed, një spikere e njohur e televizionit sirian, është vrarë së bashku me dy të tjerë në një sulm izraelit gjatë natës në Damask, njoftoi agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA.
“Autoriteti i Përgjithshëm për Radion dhe Televizionin njofton vdekjen e spikeres Safaa Ahmed pas agresionit tradhtar izraelit në kryeqytetin Damask”, thuhet në raport sipas CNN.
Ministria siriane e Mbrojtjes tha se ushtria izraelite, shënjestroi Damaskun me dronë dhe aeroplanë rreth orës 2 të mëngjesit me orën lokale nga “drejtimi i Lartësisë së Golanit të pushtuar”.
“Sistemet tona të mbrojtjes ajrore u përballën me raketat dhe dronët e agresionit dhe rrëzuan shumicën e tyre”, tha ministria, duke shtuar se tre civilë dhe nëntë të tjerë u plagosën si rezultat i sulmit.
Një shpërthim ndodhi pranë një ndërtese në Siri, në perëndim të aeroportit ushtarak të qytetit.
Nuk është e qartë nëse ky është vendi ku Ahmedi apo të tjerët u vranë, dhe vendndodhja e vdekjes së tyre nuk u raportua nga SANA.
Kur u pyetën për raportet, ushtria izraelite tha: “Ne nuk komentojmë raportet në mediat e huaja”.
Izraeli ka nisur sulme ajrore në Siri me ndërprerje që nga sulmet e Hamasit të 7 tetorit të vitit të kaluar, por zakonisht nuk konfirmon se kur ka kryer sulme atje.