Itali/ Shkon në spital me dhimbje barku, 9-vjeçarja është abuzuar seksualisht nga babai

Është arrestuar nga policia, një 40-vjeçar në zonën e Palermos, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij, e cila ende nuk ka mbushur 10 vjeç.

Hetimet nisën pas denoncimit të mjekëve në Spitalin e Fëmijëve të Palermos, ku nëna kishte dërguar të bijën pasi ankohej për dhimbje barku.

Mjekët më pas i zbuluan disa lëndime të dyshimta vogëlushes.

Ata thirrën Karabinierët për të raportuar një rast të mundshëm të dhunës seksuale.

Sipas informacioneve fillestare, prindërit e vajzës janë divorcuar dhe vajza ndonjëherë qëndron në shtëpinë e babait për të fjetur.

Vogëlushja u intervistua edhe nga një psikolog.

Prokuroria e Terminit kërkoi zbatimin e masës së sigurisë me burg ndaj 40-vjeçarit.


Shtuar 27.02.2024 18:21