Itali, arrestohet 16-vjeçari i dyshuar për propagandë xhihadiste pas zbulimit të materialeve të ISIS në pajisjet e tij

Autoritetet italiane kanë arrestuar në provincën e Grossetos një 16-vjeçar me shtetësi italiane, i dyshuar për shpërndarjen e propagandës xhihadiste dhe të materialeve në mbështetje të organizatës terroriste ISIS.

Të lidhura

None found

I mituri, me origjinë të huaj dhe banues në provincën e Komos, ndodhej me familjen për pushime kur u ndalua nga autoritetet. Sipas mediave, ndaj tij po zhvillohet hetim për “pjesëmarrje në një organizatë terroriste ndërkombëtare” dhe për “propagandë e nxitje të krimeve të motivuara nga diskriminimi racor, etnik dhe fetar”.

Çështja u vu në lëvizje pas një raporti të Agjencisë Italiane të Inteligjencës dhe Sigurisë (AISI), e cila kishte identifikuar një përdorues online që publikonte materiale propagandistike në favor të ISIS përmes platformave të komunikimit në internet.

Pas kontrolleve dhe verifikimeve të mëtejshme, hetuesit arritën ta lidhnin aktivitetin e profileve të dyshimta me 16-vjeçarin. Deri në atë moment, ai nuk kishte precedentë penalë dhe nuk kishte dhënë shenja të një sjelljeje të dyshimtë apo radikale.

Hetimi tregoi se i riu përdorte në mënyrë të shpeshtë VPN dhe mjete të tjera të destinuara për të maskuar gjurmët e aktivitetit të tij në internet. Nëpërmjet tyre, ai kishte hyrë edhe në faqe të njohura për përhapjen e propagandës së ISIS.

Gjatë kontrollit të autorizuar nga autoritetet gjyqësore, të realizuar nga Njësia e Operacioneve Speciale (DIGOS) e Milanos, u sekuestrua një sasi e konsiderueshme materialesh dixhitale që lidhen me organizatën terroriste.

Mes të dhënave të gjetura në pajisjet e tij kishte dokumente, video dhe imazhe propagandistike të ISIS. Materialet përfshinin pamje ekzekutimesh, trajnimesh dhe këngësh propagandistike, si edhe përmbajtje ekstremiste me ideologji supremaciste e neonaziste.

Autoritetet zbuluan gjithashtu komunikime ku i mituri shprehte përkrahje për ISIS dhe deklaronte se më herët kishte ndihmuar në krijimin e materialeve propagandistike për këtë organizatë.

Një prej gjetjeve më alarmante ishte një video në gjuhën ruse, ku shfaqej simbolika e Shtetit Islamik dhe dokumentohej ndërtimi i një pajisjeje shpërthyese artizanale.

Prokuroria për të Mitur çmoi se provat e administruara dëshmojnë për një fazë të avancuar radikalizimi dhe për kontakte me individë të lidhur me ISIS. Për këtë arsye, ajo i kërkoi gjykatës vendosjen e masave paraprake ndaj 16-vjeçarit.

Autoritetet vijojnë punën për të sqaruar të gjithë veprimtarinë e tij online dhe për të përcaktuar nëse ka pasur lidhje të tjera me rrjete ekstremiste.


Shtuar 7.08.2026 11:11

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetholiganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombigboss