Teherani ka paralajmëruar se do të godasë infrastrukturën në mbarë rajonin, nëse presidenti amerikan Donald Trump vendos të realizojë kërcënimet për sulme ndaj infrastrukturës iraniane.
Të lidhura
None found
Tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë rritur ndjeshëm, duke shtuar frikën për një përshkallëzim të ri ushtarak në Lindjen e Mesme.
Zëdhënësi i komandës qendrore të ushtrisë iraniane, Ebrahim Zolfaghari, tha se reagimi i Teheranit ndaj një sulmi amerikan nuk do të kufizohet te proporcionaliteti, por do të jetë “më i fuqishëm”.
Sipas tij, çdo goditje nga SHBA-ja do të përballet me kundërpërgjigje “më të ashpra, më të gjera dhe më shkatërruese se më parë”.
Reagimi i Zolfagharit erdhi pasi Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara mund të sulmojnë javën e ardhshme ura dhe termocentrale në Iran, nëse Teherani nuk kthehet në tryezën e negociatave.
Ai theksoi gjithashtu se Irani nuk do të pranojë, në asnjë rrethanë, ndërhyrjen amerikane në Ngushticën e Hormuzit, të cilën e përshkroi si “vijën e kuqe të pathyeshme” të Teheranit.
