Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) ka njoftuar një valë të re sulmesh me raketa ndaj bazave amerikane në Lindjen e Mesme, raporton agjencia e lajmeve AFP, duke cituar televizionin shtetëror iranian.
Ndërkohë në gjendje gatishmërie të shtuar ndodhet Dubai, pas raportimeve për shpërthime dhe ndërhyrje të mundshme të sistemeve të mbrojtjes ajrore në zonën e Palm Jumeirah.
Mediat shtetërore iraniane kanë raportuar se është nisur një sulm ndaj Dubait. Nuk është e qartë saktësisht se çfarë po synon Irani, por ekziston një prani ushtarake amerikane në vend, shkruan BBC.
Dëshmitarë okularë raportojnë se janë dëgjuar të paktën katër deri në pesë shpërthime të fuqishme, të cilat dyshohet se lidhen me aktivizimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore.
“Pamë diçka që dukej si ndërhyrje ajrore, por nuk është e qartë çfarë ka ndodhur saktësisht. Ngjarja duket se lidhet me zonën e Palm Jumeirah. Shpresojmë që situata të jetë nën kontroll, pasi gjatë 15–20 minutave të fundit janë dëgjuar disa ndërhyrje”, citohet të ketë thënë dëshmitari.
Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet e Emiratet e Bashkuara Arabe lidhur me incidentin. Mbeten të paqarta shkaqet e shpërthimeve, si dhe nëse ka pasur dëme materiale apo persona të lënduar.
