Marina e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) deklaroi se ka marrë nën kontroll tri anije cisternë nafte në Ngushticën e Hormuzit, me pretendimin se ato nuk kishin respektuar paralajmërimet e forcave iraniane.
Të lidhura
None found
Në njoftimin e përcjellë nga agjencia iraniane e lajmeve Tasnim thuhet se cisternat u vunë në shënjestër dhe u sekuestruan për shkak se nuk zbatuan urdhrat e autoriteteve të Iranit.
Garda Revolucionare nuk publikoi identitetin e anijeve, flamujt nën të cilët lundronin dhe as të dhëna për pronarët e tyre. Gjithashtu, mbetën të pazbuluara si pika e saktë ku ndodhi incidenti, ashtu edhe shkeljet e pretenduara që sollën sekuestrimin.
Ngjarja pason kundërshtimin e Teheranit ndaj përdorimit të korridorit detar jugor pranë brigjeve të Omanit. Autoritetet iraniane vijojnë të kërkojnë zbatimin e mënyrës së tyre të lundrimit në këtë itinerar detar me rëndësi strategjike.
Përmes së njëjtës deklaratë, Garda Revolucionare i drejtoi një tjetër paralajmërim Shteteve të Bashkuara, duke nënvizuar se “ndërhyrjet dhe urdhrat e paligjshëm” të Uashingtonit “nuk do të mbeten pa përgjigje nga anijet në rajon”.
