Lideri çeçen Ramzan Kadyrov raportohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën, sipas një zyrtari të Inteligjencës së Ukrainës.
Prej kohësh është përfolur se shëndeti i Kadyrov është përkeqësuar, teksa disa gazetarë të huaj kana aluduar se Kadyrov vuan edhe nga varësia ndaj drogërave.
Situata u vesh edhe më tepër nga misteri, pasi doktori personal i Kadyrov, u zhduk prej më shumë se një viti, ndërsa së fundmi kanë qarkulluar fjalë se ai është varrosur i gjallë, për shkak të paranojës së liderit çeçen se e kishte helmuar.
Përfaqësuesi Drejtorisë kryesore të Inteligjencës së Ukrainës, Andrei Yusov, tha se sëmundjet e Kadyrov u përkeqësuan, gjë që çoi në një gjendje kritike të tij.
“Informacionet konfirmohen nga burime të ndryshme në qarqet mjekësore dhe politike. Nuk bëhet fjalë për lëndime. Të tjera detaje kërkojnë sqarime të mëtejshme. Ai është i sëmurë prej kohësh dhe flasim për probleme sistematike shëndetësore”, deklaroi Yusov.
Disa ditë më parë, ndonëse nga burime të pakonfirmuara, në Rusi dhe Ukrainë është raportuar se Kadyrov ishte transportuar me urgjencë në një spital në Moskë, pasi kishte dalë nga banesa e tij me pizhame gjatë natës dhe kishte shkuar në zyrë.