Identifikohet viktima e parë e mbytjes, 24-vjeçarja do t’ja bënte surprizë të fejuarit mbërritjen në Britani

Një 24-vjeçare kurde nga Iraku verior është viktima e parë e mbytjes në Kanalin anglez që u identifikua. Maryam Nuri Mohamed Amin ishte një nga 27 personat që vdiqën gjatë përpjekjes për të kaluar në Britani të mërkurën.

I fejuari i saj, i cili jeton në Britaninë e Madhe, i tha BBC-së se po i dërgonte mesazhe teksa gomonia filloi të shfryhej. Ajo u përpoq ta siguronte atë se do të shpëtoheshin, përcjell abcnes.al.

Por ndihma erdhi shumë vonë, dhe ajo dhe 17 burra, gjashtë gra të tjera, njëra prej të cilave ishte shtatzënë dhe tre fëmijë vdiqën pasi varka e tyre u fundos në det në brigjet veriore franceze.

Vetëm dy persona mundën të mbijetonin, një irakian dhe një somalez. Fatkeqësia shënoi humbjen më të madhe të jetëve duke u mbytur në shumë vite, gjatë tentativës për të kaluar në Britani.

I fejuari i saj tha se Maryam, me nofkën Baran, kishte qenë në varkë me një të afërme. Ai nuk e kishte ditur më parë për tentativën për kalimin dhe tha se mbërritja e Maryam në Britani supozohej të ishte një surprizë.

Ata po i dërgonin mesazhe njëri-tjetrit në Snapchat pak para se gomonie të fillonte të humbiste ajër, tha ai. Maryam i tha se varka po shfryhej dhe se ata po përpiqeshin të nxirrnin ujin prej saj.

Aishtoi se ajo ishte përpjekur ta qetësonte atë në mesazhin e saj të fundit dhe t’i jepte shpresë se autoritetet ishin në rrugën e tyre për t’i shpëtuar. /abcnews.al


Shtuar 27.11.2021 09:48