I “varrosur” nën pyllin e Amazonës, zbulohet qyteti i humbur me piramida

Një qytet i madh i lashtë është zbuluar në Amazonë, duke përdorur teknologjinë lidar. Përmes kësaj teknologjie, shkencëtarët “depërtuan” nën pyjet tropikale. Vendbanimet, të ndërtuara nga komunitetet Casarabe midis viteve 500-1400 pas Krishtit, ndodhen në Bolivi.

Teknologjia depërtoi nën bimësinë e Amazonës, ku u zbuluan fshatra, qytete dhe fusha të mëdha. “Sistemi lidar ka zbuluar tarraca, rrugë të drejta, rrethime me pika kontrolli dhe rezervuarë uji. Ka struktura monumentale që janë vetëm një milje larg njëra-tjetrës.”, tha José Iriarte nga Universiteti i Exeter.

Imazhet e Lidar-it zbuluan arkitekturën e qyteteve, të përbërë nga platforma shkallë-shkallësh në krye me struktura në formë U, tuma drejtkëndëshe platformash dhe piramida konike.

Nuk është ende e mundur të vlerësohet se sa njerëz jetonin atje. Megjithatë, faqosja e vendbanimit sugjeron se ai ishte mjaft i populluar. Hulumtimi, nga Deutsches Archäologisches Institut, Universiteti i Bonit, Universiteti i Exeter dhe ArcTron 3D është publikuar në revistën Nature.

Dy imazhe të së njëjtës zonë të sitit Salvatierra.  Majtas: një fotomozaik nga pamjet me dron;  djathtas: Imazhi Lidar.  Zbulimi tregon se Amazonia ishte shtëpia e një 'urbanizmi' të hershëm të krijuar dhe menaxhuar nga popullsitë indigjene për mijëra vjet.

Imazhi Lidar i zonës Cotoca, duke zbuluar një sërë strukturash të përpunuara dhe të ndërlikuara, ndryshe nga çdo e zbuluar më parë në rajon, duke përfshirë tarraca 16 këmbë të larta që mbulojnë 54 hektarë - ekuivalenti i 30 fushave të futbollit - dhe piramidat konike 69 metra të larta.

 


Shtuar 27.05.2022 14:01