Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Chania të Greqisë, ku një 12-vjeçar shqiptar u nxor nga deti pa ndjenja.
Ngjarja ndodhi në bregdetin e Georgioupolis. Mediat greke raportojnë se shqiptari është shtruar në spitalin universitar të Heraklion.
Siç tha për ERT, komandanti i PAGNI-t, Giorgos Chalkiadakis, gjendja klinike e fëmijës është shumë e rëndë dhe nga analizat e kryera rezultoi se ai ka vdekur truri. Prindërit e fëmijës nga Shqipëria janë njoftuar për zhvillimet, por ende shpresojnë për një mrekulli deri në momentin e fundit.
Ngjarja tragjike ndodhi mesditën e së dielës, më 9 korrik kur fëmija 12-vjeçar u tërhoq nga një roje plazhi pa ndjenja në plazhin e Georgioupoli. Djali u dërgua me ambulancë në spitalin e Rethymnon, ku mjekët e intubuan dhe vendosën që ai të transferohej urgjentisht në spitalin që trajtohet sot.