I dënuar edhe më parë për drogë, kapet me kokainë i riu shqiptar në Itali

Policia italiane ka arrestuar një 26-vjeçar shqiptar, i cili është pikasur teksa po i shiste kokaine një 50-vjeçari në Perugia.

Sipas mediave italiane, 26-vjeçarit, i cili iu nënshtrua një kontrolli personal dhe automjetesh, iu gjetën edhe 9 doza të tjera kokainë, të fshehura me zgjuarsi brenda makinës që përdorte për dërgimin e lëndës narkotike, përveç shumës prej 150 eurosh në kartëmonedha me prerje të ndryshme dhe një telefon celular që mund të përdoret për aktivitetin e paligjshëm.

Pas identifikimit të banesës së të riut, karabinierët zgjeruan operacionin, ku u gjetën 27 doza të tjera kokainë dhe 2000 euro cash, të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Në total janë sekuestruar 31 gramë kokainë, 2150 euro cash dhe celulari.

I riu ishte dënuar më parë me një vit e 10 muaj burg për të njëjtën vepër penale.


Shtuar 13.02.2024 18:06