Hetimi për transparencën gjatë Covid-19, nënkomisioni i Senatit siguron kopjen e telefonit zyrtar të Fauci-t

Vetëm një ditë përpara votimit që mund ta shpallë në shpërfillje të Kongresit, një nënkomision i Senatit amerikan ka marrë një kopje të iPhone-it zyrtar të Dr. Anthony Fauci-t. Ish-drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID) është në qendër të një hetimi të këtij nënkomisioni.

Të lidhura

None found

Një zëdhënës i senatorit republikan Ron Johnson bëri të ditur se pajisja iu dorëzua Nënkomitetit të Përhershëm të Senatit për Sigurinë Kombëtare dhe Hetimet nga Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS). Johnson u shpreh se shpreson që të dhënat e telefonit të ndihmojnë në sqarimin e çështjeve për të cilat, sipas tij, Fauci nuk pranoi të përgjigjej në seancën dëgjimore të javës së kaluar.

Senatorët republikanë Ron Johnson dhe Rand Paul drejtojnë hetimin. Prej kohësh, ata kanë shprehur dyshime lidhur me rolin e Fauci-t gjatë pandemisë së Covid-19, si edhe me trajtimin e informacioneve mbi origjinën e koronavirusit. Sipas republikanëve, refuzimi i tij për të bashkëpunuar ngre pikëpyetje, ndërsa demokratët e cilësojnë procesin si pjesë të një fushate politike të drejtuar kundër shkencëtarit.

Komiteti i Senatit pritet të hedhë në votim një rezolutë për shpalljen e Fauci-t në shpërfillje të Kongresit. Gjatë marrjes në pyetje, ai iu referua më shumë se 100 herë së drejtës së garantuar nga Amendamenti i Pestë i Kushtetutës amerikane, duke mos iu përgjigjur pyetjeve që mund ta vetëinkriminonin.

Rand Paul ka njoftuar se miratimi i rezolutës do të sillte referimin e çështjes në Departamentin amerikan të Drejtësisë, ku do t’i nënshtrohej shqyrtimit të mëtejshëm.

Në të njëjtën kohë me zhvillimin e hetimit, komiteti bëri publike mbi 1,100 faqe të ditarit personal të Fauci-t, të cilat përfshijnë vitet 2019–2022. Në këto dokumente pasqyrohen veprimtaria e tij përgjatë pandemisë, komunikimet me zyrtarë të administratave Trump dhe Biden, daljet në publik dhe shqetësimet që ai kishte për administrimin e krizës shëndetësore.

Fauci, ndërkaq, përfiton mbrojtje nga një falje paraprake që ish-presidenti Joe Biden i dha në përfundim të mandatit të tij. Kjo falje e mbron atë nga ndjekja penale në nivel federal për deklarata ose veprime që lidhen me periudhën e pandemisë.


Shtuar 6.08.2026 11:28

holiganbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetnakitbahisbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobet