Heqja e flamurit ukrainas në Prishtinë jehon në mediat e Kievit: “Kosova duhet të respektohet

Heqja e banerit nga qendra e Prishtinës, pas vizitës së presidentit Volodymyr Zelensky në Serbi dhe deklaratës së tij për Kosovën, ka shkaktuar reagime edhe në Ukrainë.

Të lidhura

None found

Ngjarja është pasqyruar gjerësisht nga mediat ukrainase. Në një shkrim me titull “Kosova duhet të respektohet”, Kyiv Independent raporton se reagimet në Kosovë pas vizitës së parë zyrtare të Zelenskyt në Serbi nisën pasi presidenti rikonfirmoi se Kievi nuk e ka ndryshuar pozicionin ndaj pavarësisë së Kosovës. Media e njohur ukrainase vë në dukje se ky qëndrim mbetet i njëjtë, pavarësisht mbështetjes së dhënë nga Kosova për Kievin gjatë luftës kundër Rusisë.

Në Beograd, Zelensky u pyet nëse Serbia mund të vazhdonte të mbështetej te qëndrimi i pandryshuar i Ukrainës kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Ai u përgjigj se politika e Kievit nuk kishte pësuar ndryshim, ndërsa përmendi respektimin e integritetit territorial dhe të së drejtës ndërkombëtare. Kjo pjesë e deklaratës së tij është raportuar gjerësisht edhe nga “European Pravda” dhe “Ukrainska Pravda”.

Një tjetër hollësi domethënëse është sjellë nga “The New Voice of Ukraine”, sipas së cilës baneri me mbishkrimin “Free Ukraine” ndodhej në qendër të Prishtinës që prej nisjes së pushtimit të plotë rus të Ukrainës. Kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama, deklaroi se “kur Kosova nuk respektohet, kryeqyteti Prishtina përgjigjet”, mesazh që u transmetua nga disa prej mediave kryesore ukrainase. Rama tha gjithashtu se do të vijojë solidariteti me popujt që përballen me luftë, dhunë dhe përndjekje, por nënvizoi se respekti duhet të jetë i ndërsjellë.

Kyiv Independent pasqyroi edhe qëndrimin e ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli. Duke kujtuar solidaritetin e Kosovës me popullin ukrainas, ai e cilësoi deklaratën e Zelenskyt si “thellësisht zhgënjyese”.


Shtuar 10.08.2026 12:59

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibommatbet girişCasibomCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom GirişleriBetcio