Harry dhe Meghan Markle do të pagëzojnë vajzën e tyre në Pallatin Mbretëror

Princi Harry dhe Meghan Markle thuhet se duan që vajza e tyre e vogël të pagëzohet para mbretëreshës. Një burim tha se Duka dhe Dukesha e Sussex shpresojnë të kthehen në Angli për t’u ribashkuar me mbretërorët për ceremoninë.

Do të ishte udhëtimi i parë i Meghan në Mbretërinë e Bashkuar që kur çifti dha dorëheqjen si anëtarë të familjes mbretërore, u largua për në SHBA dhe bëri disa deklarata bombë në një intervistë me Oprah Winfrey.

Harry thuhet se ka shprehur dëshirën e tij që vajza Lilibet Diana – e cila mori këtë emër në nder të Mbretëreshës dhe nënës së tij të ndjerë, të pagëzohet në Windsor.

Shtuar 21.07.2021 14:46