Festat e fundvitit shijohen më mirë me patinazh, dhe këtë e ofron Parisi që ka hapur një shesh patinazhi gjigant të brendshëm në akull e që konsiderohet me i madhi në botë.
E frymëzuar nga skica të vjetra të kryeqytetit francez dhe Moskës në dimër, pista çeli dyert për ata që duan të shijojnë rrëshqitjen në akull gjatë festave të fundvitit.
Rreth 200 punëtorë u angazhuan për ndërtimin e pistës dhe instalimin e sistemit të ndriçimit e të zërit nëpër të gjithë strukturën.
I ndodhur në Grand Palais të Parisit, ku u zhvilluan gara gjatë Lojërave Olimpike të Parisit 2024, qytetarët do të kenë mundësi të patinojnë aty deri në datë 8 janar 2025, kur sheshi i akullit do të çmontohet.
Kjo pistë, argëtimi për të rinj 3000 m² është e hapur për të gjithë dhe ofron një përvojë të paharrueshme.
Tarifa e hyrjes është 30 euro për një të rritur dhe 18 euro për nën 10 vjeç dhe përfshin marrjen me qira të patinave.
Organizatorët pretendojnë se parizienët dhe jo vetëm kanë shumë edhe për të pare, ndërsa vizitorët u shprehën të lumtur teksa bënin patinazh.