Hamasi pritet ta refuzojë planin e Trumpit për Gazën: Nuk është në interes të popullit palestinez

Një zyrtar i lartë i Hamasit i tha në kushte anonimiteti BBC-së se kjo organizatë ushtarake dhe politike me gjasë do ta refuzojë planin e paqes për Rripin e Gazës të presidentit amerikan, Donald Trump, sepse, si thotë ai, “shërben interesave të Izraelit” dhe “injoron interesat e popullit palestinez”.

Trump gjatë fundjavës u takua me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, pas çka publikuan një plan për ndalimin e luftës dhe për pasluftën në Gaza – një plan me të cilin, përveç Izraelit, bien dakord edhe vendet myslimane dhe arabe.

KQZ emëron mbi 2 mijë anëtarë për numërimin e votave në Qendrat Komunale të Numërimit
KQZ emëron mbi 2 mijë anëtarë për numërimin e votave në Qendrat Komunale të Numërimit
E çka pritet ende është përgjigja e Hamasit, i cili ndodhet në një situatë të vështirë pasi plani është jashtëzakonisht i pafavorshëm për ta dhe ata me gjasë do të akuzohen si fajtorë për shkatërrimin e popullit palestinez nëse e refuzojnë, duke marrë parasysh njoftimet e Trumpit dhe Netanyahut se “do të shkojnë deri në fund” në rast të refuzimit.

Zyrtari tani i tha BBC-së se Hamas me shumë gjasa nuk do t’i dorëzohet çarmatimit, që është njëri nga kushtet kryesore të planit të Trumpit. Ai shton se Hamas gjithashtu i kundërvihet dërgimit të Forcave Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza dhe e sheh atë si një formë të re të okupimit.

Bisedimet e Hamasit mbi marrëveshjen duhet të zgjasin disa ditë dhe në to janë të përfshirë udhëheqës brenda dhe jashtë Gazës, si dhe fraksione të tjera palestineze.

Mendohet se komandanti ushtarak i grupit në atë territor, Ez al-Din al-Haddad, është i vendosur të vazhdojë luftën në vend që të pranojë planin e propozuar. Të tjerë ndjehen të rrezikuar sepse nuk kanë kontroll të drejtpërdrejtë mbi pengjet, dhe prandaj as mundësinë për të marrë vendimin për marrëveshjen.

Pikë kyçe e kontestit janë pikërisht pengjet, pasi marrëveshja kërkon që Hamasi t’i dorëzojë të gjitha pengjet njëherësh – gjë që për ta do të nënkuptonte humbjen e vetmit kartë në negociata. Për më tepër, ekziston frika se Izraeli do të vazhdojë sulmet pasi të marrë pengjet.

Cannavaro në bisedime për të marrë drejtimin e Kombëtares aziatike
Ndërkombëtare
Cannavaro në bisedime për të marrë drejtimin e Kombëtares aziatike
Harta e Gazës, si dhe deklaratat e Netanyahut pasi u kthye në Izrael, nuk e ndihmojnë Hamasin të japë një përgjigje pozitive ndaj propozimit të marrëveshjes. Në hartë shihet një zonë tampon për të cilën nuk është e qartë kush do ta kontrollojë, ndërsa Netanyahu madje pretendohet se forcat izraelite mund të qëndrojnë në pjesë të Gazës – gjë që bie ndesh me kushtet e planit të Trumpit.

Gjithashtu kryeministri izraelit ka thënë se do të “i rezistojë fuqishëm” krijimit të një shteti palestinez, çka e bën edhe më të vështirë pjesën tashmë të brishtë të marrëveshjes për themelimin e Palestinës.

Brenda Gazës palestinezët pjesërisht mbështesnin planin, por vetëm sepse do t’u sillte paqen. Megjithatë, deklaratat e Netanyahut kanë lëkundur besimin e palestinezëve në këtë marrëveshje.

Gazetari palestinez Fathi Sabah tha se “Refuzimi i Hamasit, Zot ruaj, do të ishte dhënia e dritës së gjelbër Netanyahut për të vazhduar luftën me mbështetjen amerikane dhe perëndimore, për të shkatërruar atë që ka mbetur nga Gaza dhe rajoni qendror”.


Shtuar 1.10.2025 14:41

Tags: ,