Gruaja e armatosur tenton të hyjë në shtëpinë e Drake, çfarë ndodhi me të

Një grua, e cila ishte e pajisur me një thikë, është arrestuar afër shtëpisë së reperit kanadez, Drake. Reperi ishte i pranishëm në shtëpinë e tij gjatë këtij momenti dhe thuhet se gruaja që mbante thikë në dorë ka goditur me një shufër metalike rojën e sigurisë.

Identiteti i gruas nuk është zbuluar ende dhe “New York Post” ka zbuluar se ajo është përplasur me rojën jashtë rezidencës së reperit rreth orëve të pasdites. Ndërkohë roja që ajo ka goditur me një shufër metalike nuk dihet ende në çfarë gjendje shëndetësore është dhe çfarë dëmtimesh ka marrë.

TMZ raportoi se gruaja u ndalua nga policia para se të ishte në gjendje të shkelte në shtëpinë e Drake.

“Nuk është e qartë se çfarë po bënte ajo në rezidencë, por nuk kishte asnjë komunikim me pronarin e shtëpisë”, kanë thënë policët për “The US Sun”.

Ndërkohë kujtojmë se këto kohë reperi është përfolur se është hedhur në krahët e Kim Kardashian pas ndarjes së saj nga Kanye West.

“Reperi kanadez, 34 vjeçar, filloi t’i dërgonte mesazhe nënës së katër fëmijëve në momentin kur dëgjoi se është duke i dhënë fund romancës shtatëvjeçare me reperin amerikan”, thanë burim pranë reperit disa javë më parë.

Së fundmi një burim tjetër ka rrëfyer për revistën “Heat” se Drake e ka parë ndarjen e Kim si një mundësi për t’u afruar me të.

“Drake nuk mund ta kuptonte kurrë atë që Kim pa në Kanye – ai po thoshte për vite me radhë se ai nuk ishte mashkulli i duhur për të dhe se gjithçka do të mbaronte me lot. Ai ishte i befasuar që iu desh shumë kohë për ta kuptuar dhe filloi t’i dërgonte asaj në momentin që u bë e qartë se divorci ishte i pashmangshëm. Ai është gati ta shohë sa herë që ajo e thotë fjalën, në thelb, dhe ai është i bindur që kjo do të ndodhë shumë shpejt. Kim është e kujdesshme në lidhje me përfshirjen me dikë tjetër shumë shpejt para se të zgjidhet divorci”, tha burimi.

Shtuar 1.04.2021 11:04