Greqia ul çmimet e mbi 1,660 produkteve për familjet në nevojë, zbritjet arrijnë deri në 35%

Prej ditës së sotme, konsumatorët në supermarketet greke do të gjejnë më shumë se 1.660 produkte me çmime të reduktuara. Sipas pritshmërive, lista e artikujve të përfshirë në këtë nismë mund të kalojë së shpejti shifrën 1.700.

Të lidhura

None found

Marrëveshja e arritur mes qeverisë dhe bizneseve vendase synon të lehtësojë barrën e familjeve që po përballen me rritjen e kostos së jetesës. Në program janë përfshirë produkte ushqimore, mes tyre mielli, qumështi dhe mishi, por edhe detergjentë, shampo, pelena për fëmijë dhe mjete shkollore.

Shkalla mesatare e uljes parashikohet të jetë rreth 7%, ndërsa kohëzgjatja do të variojë nga dy deri në katër muaj, në varësi të produktit. Për disa artikuj, sidomos për mjetet shkollore, zbritja do të jetë më e lartë dhe në raste të caktuara mund të arrijë deri në 35%.

Artikujt e përfshirë në marrëveshje do të dallohen përmes një shenje të posaçme në supermarketet përkatëse. Konsumatorët do të mund t’i kontrollojnë gjithashtu në platformën online “PosoKanei”- “SaKushton”. Organizatat e konsumatorëve sqarojnë se masa nuk zbatohet për të gjitha produktet e një kategorie, por vetëm për artikujt specifikë të përcaktuar në marrëveshje.

Ndërkohë, autoritetet greke po përgatisin edhe vazhdimin e subvencionimit të karburanteve. Pritet një vendim për zgjatjen e ndihmës prej 10 cent për litër për naftën, në një kohë kur çmimi i karburanteve vazhdon të qëndrojë mbi dy euro për litër.

Masat janë ndërmarrë pak ditë përpara Panairit Ndërkombëtar të Selanikut. Gjatë këtij aktiviteti, kryeministri Mitsotakis pritet të bëjë të ditur një paketë të re ekonomike në mbështetje të të ardhurave dhe familjeve greke, e cila, sipas raportimeve, mund të kapë vlerën 1.7 mld euro.

Partitë opozitare, të cilat po përgatiten për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në muajt e ardhshëm, vijojnë të kritikojnë qeverinë për politikat e saj. Vëmendja e kundërshtarëve politikë është përqendruar veçanërisht te menaxhimi i shtrenjtimit të ushqimeve, karburanteve, energjisë elektrike dhe qirave të banesave.


Shtuar 31.08.2026 10:40

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisromabetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomromabetSupertotobetpusulabetmarsbahisholiganbetmarsbahisPusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetstarzbetjojobetGrandPashabetHoliganbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişJojobet GirişJojobet GirişJojobetpusulabetmarsbahis