Greqia dhe Izraeli firmosin marrëveshjen mbi 3 miliardë euro për sistemin ajror “Mburoja e Akilit

Në Tel Aviv, Greqia dhe Izraeli nënshkruan sot marrëveshjen për ngritjen e “Mburojës së Akilit”, një arkitekturë të re shumështresore për mbrojtjen ajrore dhe kundërraketore greke. Sipas së përditshmes “Jerusalem Post”, sistemi synon të përballojë kërcënime të mundshme që vijnë nga Turqia dhe Irani.

Të lidhura

None found

Korrespondenti i Top Channel, Aleksandër Marku, raporton se projekti vlerësohet në më shumë se 3 miliardë euro dhe parashikon krijimin e një “kupole” mbrojtëse ndaj avionëve, dronëve, raketave balistike dhe raketave cruise. Në vend të një arme të vetme, “Mburoja e Akilit” do të ndërthurë në një rrjet të unifikuar radarët, raketat dhe qendrat e komandimit, duke u mbështetur te disa prej sistemeve më të avancuara izraelite.

Sistemi Barak MX do të veprojë në distanca nga 35 deri në 150 kilometra. Spyder do të shërbejë kryesisht për mbrojtjen me rreze më të shkurtër në ishujt grekë, përfshirë destinacionet e njohura turistike që frekuentohen nga shumë izraelitë. Për rreziqet në distanca më të mëdha është përfshirë edhe David’s Sling, i cili do të funksionojë në bashkërendim me raketat Patriot që ndodhen tashmë në arsenalin e Greqisë.

Radarët e rinj do të kenë një funksion vendimtar, pasi do të mund të zbulojnë njëkohësisht shumë objektiva dhe të vlerësojnë nivelin e kërcënimit. Inteligjenca artificiale do të jetë gjithashtu pjesë e sistemit, duke përpunuar të dhënat brenda pak sekondash dhe duke ndihmuar në përzgjedhjen e reagimit më të shpejtë.

Në këtë rrjet do të integrohen edhe kapacitetet e tjera moderne të forcave të armatosura greke, duke nisur nga avionët Rafale dhe F-16 Viper, e deri te fregatat Belharra dhe sistemet raketore. Athina ka si objektiv që i gjithë projekti të vihet plotësisht në funksion brenda rreth tre vjetësh.

Industria greke e mbrojtjes do të përfshihet drejtpërdrejt në zbatimin e marrëveshjes. Të paktën 25% e programit do të realizohet me pjesëmarrje nga Greqia, përmes prodhimit, bashkëpunimit me ndërmarrjet izraelite dhe transferimit të teknologjisë. Kompanitë greke pritet të përfitojnë rreth 700 milionë euro nga shuma e përgjithshme, në rolin e nënkontraktorëve për Rafael dhe IAI.

Ministria izraelite e Mbrojtjes e cilëson këtë si marrëveshjen më të madhe të eksportit të armëve në historinë e raporteve Izrael–Greqi. Krahas saj është nënshkruar edhe një kontratë tjetër me vlerë 26 milionë euro për Drone Dome, sistem që do të mbrojë objektet strategjike nga sulmet e kryera me dronë.

Si një prej programeve më të mëdha të armatimit të Greqisë, “Mburoja e Akilit” synon të transformojë rrënjësisht mënyrën se si mbrohet hapësira ajrore e vendit. Greqia është kthyer tashmë në një blerëse të rëndësishme të industrisë izraelite të mbrojtjes, duke siguruar nga Rafael raketat Spike dhe bombat me precizion të lartë SPICE, nga Elbit Systems dhe IAI raketat Rampage, si dhe nga IAI dronët Heron 2.

Kontrata për mbrojtjen ajrore pritet ta thellojë edhe më shumë partneritetin strategjik mes dy shteteve, ndërsa Izraeli merr një rol thelbësor në mbështetjen e sigurisë së hapësirës ajrore greke. Në vitet e fundit, Greqia, Qiproja dhe Izraeli e kanë shtuar koordinimin në fushën e sigurisë, në një periudhë kur tensionet me Turqinë janë rritur.


Shtuar 31.08.2026 12:10

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisromabetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomromabetSupertotobetpusulabetmarsbahisholiganbetmarsbahisPusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetstarzbetjojobetGrandPashabetHoliganbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişJojobet GirişJojobet GirişJojobetpusulabetmarsbahis