Gotë çaji në zorrën e trashë: Mjekët nuk i besuan, turku përfundon në urgjencë

Mjekët e spitalit të Urfas në Turqi u çuditën dy ditë më parë teksa në urgjencë u paraqit një person, i cili kishte dhimbje të forta në zorrën e trashë.

Mehmet Akif İnan i tha mjekëve se kishte shkuar për të bërë kupa tek një mjek popullor në qytet dhe padashje, teksa kurrizin e kishte të lyer me vaj i kishte hyrë një gotë çaji në anus.

Mjekët nuk i besuan fillimisht fjalëve të tij, por pas bërjes së një ekoje zbuluan se ishte e vërtetë. Menjëherë u fut në sallën e operacionit dhe gota e çajit u hoq nga trupi i turkut, i cili tashmë falenderon mjekët për sikletin që i larguan.

Shtuar 24.05.2021 11:52

Tags: