Goditi 20 herë me thikë ish-të dashurën, arrestohet aktori i famshëm

Aktori i cili u shfaq në serialet si “Misteri i zjarrit” dhe ” Si e takova nënën tënde “, ka sulmuar ish-të dashurën e tij edhe pse ai kishte marrë një urdhër ndalimi nga ajo.

Sipas Daily Mail, make up artistja e goditur me thikë nga aktori ka deklaruar se dhuna ka qenë një rast i përsëritur prej vitesh. Aktori u arrestua nga policia teksa po përpiqej të arratisej drejt Meksikës.

Pasqual u akuzua për tentativë vrasje, rrahje brutale dhe përndjekje.Pas goditjeve të marra në krah, qafe dhe bark 35-vjeçarja u dërgua menjëherë në spital dhe u shtrua në ICU, në gjendje kritike për jetën.

“Ai më goditi me shuplakë në fytyrë dhe ndërsa unë po përpiqesha të largohesha në korridor, ai më kapi flokët dhe më tërhoqi prapa dhe unë u përplasa në dysheme duke e goditur pjesën e pasme të kokës në tokë,”-ka deklaruar ajo.

Gjithashtu është zbuluar se Pasqual është dënuar më parë për dhunë në vitin 2013 dhe në shkurt të këtij viti. Pasqual do të përballet me gjykatën në një datë ende të pacaktuar pasi të kthehet në Los Angles dhe do t’i mbahet një garanci prej 1.075 milionë dollarësh.


Shtuar 30.05.2024 19:03

Tags: ,