Goditet me thikë në burg polici i dënuar për vdekjen e George Floyd

Derek Chauvin , polici i dënuar për vdekjen e George Floyd, u godit me thikë në burg dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Oficeri po vuan 22 vjet burg për rastin e afrikano-amerikanit i cili vdiq nga asfiksia gjatë arrestimit në Minneapolis në maj 2020.

Floyd më vonë u bë simbol i protestës së komunitetit afrikano-amerikan në Shtetet e Bashkuara.

Drejtuesit e burgut nuk dhanë detaje mbi dinamikën e goditjes me thikë të Chauvin, duke thënë vetëm se kishin neutralizuar sulmuesin dhe kishin shpëtuar ish-policin, gjendja e të cilit, megjithatë, u shfaq menjëherë shumë e rëndë.


Shtuar 25.11.2023 09:59