Gjykata në Stamboll dënon pesë kryebashkiakë të opozitës, dënimet deri në 23 vjet burg

Pesë kryetarë bashkish nga radhët e opozitës turke, të gjithë pjesë e Partisë Republikane Popullore (CHP), janë dënuar me burgim nga një gjykatë në Stamboll pasi u gjetën fajtorë për akuza të lidhura me korrupsionin.

Sipas raportimeve të mediave turke, masat ndëshkimore nisin nga pesë vjet dhe shkojnë deri në mbi 23 vjet heqje lirie.

Të lidhura

None found

Të pestë u vunë në pranga gjatë pjesës së parë të vitit 2025, në kuadër të një sërë hetimesh që kanë përfshirë një numër të konsiderueshëm zyrtarësh të CHP-së, forcës kryesore opozitare që kundërshton presidentin Rexhep Tajip Erdogan.

Dënimi më i lartë, 23 vjet e tre muaj burg, iu dha kreut të bashkisë së Besiktasit, Riza Akpolat. Ai u shpall fajtor për korrupsion, pastrim parash dhe shkelje në procedurat e prokurimit publik, ndërsa u lirua nga akuza për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, njofton agjencia shtetërore Anadolu.

Akpolat i ka mohuar të gjitha akuzat. Para trupit gjykues, ai u shpreh i pafajshëm dhe theksoi se ndaj tij nuk ekzistojnë prova të pakundërshtueshme, duke pretenduar se e gjithë çështja mbështetet në dëshmi shpifëse.

Ndryshe nga kolegët e tij, kryebashkiaku i Adijamanit, qytet në juglindje të vendit, u lirua pasi gjykata e gjeti të pafajshëm. Ndërkaq, një tjetër kryetar bashkie, i zgjedhur në vitin 2024 për të drejtuar një nga zonat periferike më të populluara të Stambollit, mori tetë muaj burg me kusht për “shpërdorim pushteti nga pakujdesia”.

Në të njëjtin gjykim, biznesmeni Aziz Ihsan Aktaş, i cili kishte dhënë deklarata që implikonin disa politikanë vendorë të opozitës, u shpall i pafajshëm dhe u la i lirë. Fillimisht ai përballej me akuza si drejtues i një organizate të dyshuar kriminale dhe rrezikonte një dënim deri në 280 vjet burg.

Ky proces gjyqësor është pjesë e një vale të gjerë arrestimesh dhe hetimesh që kanë në shënjestër përfaqësuesit e CHP-së. Pas fitores bindëse të opozitës në zgjedhjet lokale të vitit 2024, dhjetëra kryetarë bashkie janë ndaluar ose janë pezulluar nga detyra nëpër qytete të ndryshme të Turqisë.

Në epiqendër të konfrontimit politik dhe gjyqësor qëndron edhe kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, një ndër figurat më të spikatura të opozitës dhe një rival potencial i Erdoganit. Arrestimi i tij vitin e kaluar nën akuzat për korrupsion – të cilat ai i hedh poshtë – nxiti demonstrata të fuqishme anembanë Turqisë.

Ndalimi i Imamoglusë u pasua nga protesta masive, teksa përplasjet ndërmjet qeverisë dhe opozitës i kanë rënduar edhe më tej tensionet politike në vend.


Shtuar 25.08.2026 08:55

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahismillibahisMarsbahisultrabetcasibomjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetjojobetperabetperabetjojobetjojobetholiganbetmatbetcasibommarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbetJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişmarsbahisMarsbahis Girişultrabet